Sandro, besnik i Juves

26 nëntor 2018 | 11:02

Alex Sandro pritet të qëndrojë te Juventusi. Pavarësisht prej interesimit të shumë klubeve për mbrojtësin brazilian, duket se ai tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas asaj që shkruajnë mediet angleze, 27-vjeçari ka shprehur dëshirën për të qëndruar te kampionët e Italisë.

Për mbrojtësin e krahut të majtë interesim kishin shfaqur Chelsea dhe Manchester United, por ofertat e klubeve angleze janë refuzuar nga Juventusi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alex Sandro pritet të qëndrojë te Juventusi. Pavarësisht prej interesimit…