Sanduloviqi jep detaje shokuese nga torturat: BIA më detyroi t’i puth fotografitë e agjentëve serbë të vdekur në Kosovë

04 shkurt 2024 | 14:08

Nikolla Sanduloviq, i cili kohëve të fundit është rrahur dhe torturuar nga shërbimi famëkeq sekret serb – BIA, ka folur sërish për mediat ndërkombëtare rreth dhunës së ushtruar ndaj tij pas vizitës te varrezat e familjes Jashari.

Ai ka ndarë edhe hollësi të reja për rastin, ku ka shpjeguar për “Observer” se BIA e ka ulur në gjunjë dhe e detyroi të puth fotografitë në mur të agjentëve serbë që kanë vdekur në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

“Pastaj kur filluan rrahjet më goditën aq fort sa humba ndjenjat. Në furgon më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s, ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla”, ka thënë Sanduloviq, siç e ka cituar “The Guardian”.

Ai ka thënë se tortura ndaj tij ka zgjatur gjashtë orë.

“Ata u ulën në të dyja këmbët e mia, më tërhoqën krahët dhe ma kthyen kokën mbrapa, ndërkohë që videografonin (skenat) dhe bërtisnin ‘tradhtar’”.

“Në fund thash: Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e hapëse e sezonit pranveror në mes të Lirisë…