Santos: Nuk ishte penallti, gjyqtari gaboi

24 qershor 2021 | 12:49

Portugalia arriti një barazim jetik ndaj Francës (2-2) dhe siguroi kualifikimin në fazën e dytë të “Euro 2020”.

Trajneri i kampionëve të fuqi, Fernando Santos është i kënaqur me skuadrën e tij dhe shprehet se gjyqtari gaboi te penalltia e Francës.

“Kur në mbështesim njëri-tjetrin dhe jemi luftarakë ja bëjmë jetën të vështirë kujtdo. Luajtëm shkëlqyer në pjesën e parë. Pësuam një gol me penallti, që unë mendoj se nuk ishte ndërhyrje e tillë dhe mendoj se gjyqtari vetë do e pranojë që ka bërë gabim. Më pas në pjesën e dytë pësuam një gol për mungesë vëmendje, që nuk na ndodh shpesh. Qëllimi ynë është të pësojmë sa më pak gola sepse nëse mbrohemi mirë, ekipi ynë ka lojtarë që mund të gjejnë golin”, ka thënë Santos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…