Tahiri, Kusari-Lilës: Po punësoni familjarë e militantë

24 qershor 2021 | 12:49

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka debatuar me shefen e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilën për ish-kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën

Fillimisht Kusar-Lila ka inkurajuar qytetarët që të aplikojnë për pozita të ndryshme shtetërore.

Pas kësaj ka reaguar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri ka përmendur rastin e fundit të shkarkimit të Valdete Dakës nga drejtimi i Komisionit Qendror Zgjedhor.

Tahiri ka thënë se nuk ka dekurajim më të madh për gratë në Kosovë sesa kur shihet ndërprerja e mandatit të një gruaja siç ka qenë Valdete Daka, mandati i së cilës është ndërprerë nga udhëheqja e tanishme.

“Ky grup parlamentar dhe kjo zonjë po përçojnë mesazhet më të këqija për profesionistët dhe gratë në Kosovë. Ky degradim që ka filluar nga institucionet me shkarkimin e profesionistëve dhe sjelljen e familjarëve e militantëve është i papranueshëm dhe si opozitë do ta kundërshtojmë në çdo moment, me çdo mjet të mundshëm që në posedojmë si opozitë”, ka thënë ai në Kuvendin e Kosovës, duke e pyetur Kusari-Lilën se cili është qëndrimi i qeverisë për marrëveshjen e Uashingtonit.

“Tashmë kanë fillaur hapa konkret nga partnerët tanë, siç ishte para dy ditëve sjellja e një plani për Ujmanin. Ne e dimë se kryeministri pati deklaruar se është listë zotimesh, jo marrëveshje”.

“Ndërsa të tjerë që kanë deklaruar se nuk ka bazë juridike të implementohet. Cili është pozicioni i Republikës së Kosovës, a do të fillojë implementimi i kësaj marrëveshje apo jo?”, ka pyetur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e masave dhe aktiviteteve për zvogëlimin e ndikimit…