Sapo lehtësoi masat, Kina filloi ndotjen e mjedisit

18 maj 2020 | 10:14

Sipas një studimi të ri, ndotja e ajrit në disa pjesë të Kinës ka shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar pasi më herët ishte ulur në masë të konsiderueshme si pasojë e masave të izolimit.

Qendra për Kërkime të Energjisë dhe Ajrit të Pastër me seli në Helsinki të Finlandës tha se kjo dukuri besohet të jetë shfaqur si rezultat i aktivitetit industrial në kohën kur vendi po përpiqet ta rimëkëmbë ekonominë.

“Ka shenja të hershme se rimëkëmbja e Kinës nga Covid-19 është duke pasur efekt të kundërt në cilësinë e ajrit”, thuhet në këtë hulumtim.

Pavarësisht rënies së madhe në muajin shkurt, niveli i ndotësve të ajrit ishte më i lartë në fund të prillit dhe në fillim të marsit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlerësohet në raport.

Aty u tha se rritja e nivelit të ndotjes është pasojë e aktivitetit industrial, sepse shtimi më i lartë i ndotjes së ajrit është shënuar në zonat me numër të madh të fabrikave.

Për të arritur deri te ky vlerësim, autorët e hulumtimit i analizuan të dhënat nga 1 500 stacione për përcjelljen e cilësisë së ajrit në Kinë, shkruan “BBC”, transmeton Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Angela Martini, ashtu si dhe shumë njerëz të famshëm,…