Saranda Musliu, kandidate për deputete nga LDK-ja me numër 81

20 dhjetor 2024 | 20:03

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Në këtë listë të LDK-së, që udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, janë përfshirë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin, në Kosovë dhe Diasporë.

Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe Saranda Musliu, e cila në këto zgjedhje mbanë numrin e 81 në listën zgjedhore të LDK-së.

Kandidatja për deputete, Saranda Musliu ka thënë se ndihet krenare që në këtë udhëtim politik, është pjesë e ekipit të udhëhequr nga Dr. Lumir Abdixhiku, një lider vizionar dhe i përkushtuar, i cili po sjell një frymë të re dhe një qasje të guximshme në politikën kosovare.

Musliu ka thënë se së bashku me kryeministrin në ardhje, Lumirin dhe deputetët tjerë, do të punojmë për të fuqizuar institucionet, për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar një të ardhme të drejtë për të gjithë qytetarët tanë.

Saranda Musliu ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje e cila është thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për Kosovën. “S’bashku mund ta bëjmë ndryshimin që Kosova meriton!✌🏽

Mbështesni LDK-në dhe vizionin tonë për të ardhmen!”, ka thënë ndër tjera, kandidatja për deputete Saranda Musliu.

#LDK #Kosova #zgjedhjet2025 #LumirAbdixhiku #Kandidate #Ndryshim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Armenisë për…