Sarri paralajmëron kalimin te Juventusi

04 qershor 2019 | 16:55

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka lënë të kuptohet se do të kthehet në Itali për t’u bërë trajner i Juventusit.

Sarri, që është favoriti kryesor për të pasuar Massimiliano Allegrin te Juventusi, ka thënë se nuk e konsideron tradhti ndaj ish-skuadrës Napoli nëse kalon te kampioni italian.

“Për ne italianët, joshja për t’u kthyer në shtëpi është e fortë”, ka thënë ai për Vanity Fair. “Ju gjithmonë ndjeni se diçka po mungon. Ishte vit i rëndë. Nisa të ndjej mungesën e miqve, prindërve të mi që rrallë i shoh. Por në moshën time, unë bëj vetëm zgjedhje profesionale. Napolitanët e dinë dashurinë që kam për ta”, ka thënë ai.

“Zgjodha një rrugë vitin e shkuar për të mos iu bashkuar një klubi tjetër italian. Profesioni mund të të çojë në rrugë tjera, por raporti im me ta s’ndryshon. Besnikëria është kur jep 110 për qind kur je aty. Çka nënkupton të jesh besnik? Edhe nëse largohesh nga klubi? A i qëndroni besnik gruas nga e cila jeni shkurorëzuar?” ka shtuar Sarri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e sotëm në në lagjen “Dardania” në Gjakovë ka…