Sassuolo po e kompleton blerjen e Aro Muriqit

04 mars 2026 | 13:17

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, së shpejti do të bëhet transferim i përhershëm te skuadra e Sassuolos.

Mësohet se Sassuolo ka nisur kontaktet me Ipswich Townin për blerjen e plotë të Muriqit para përfundimit të sezonit aktual.

Portieri 27-vjeçar u huazua te Sassuolo para fillimit të këtij sezoni dhe skuadra italiane ka opsionin e blerjes së tij për 10 milionë euro në këtë verë.

Te Sassuolo janë të kënaqur me paraqitjet e Muriqit, i cili ka bindur drejtuesit e klubit që të vihen në lëvizje për blerjen e tij të plotë.

Muriq ka kontratë me Ipswichin deri në vitin 2028, ndërsa me Sassuolon do të firmos deri në verën e vitit2030.

Deri më tani, Muriq ka regjistruar 26 paraqitje për Sassuolon në Serie A, kampionat ku në xhiron e fundit ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka…