Sauli preferon Cityn para Barçës

21 mars 2019 | 15:31

Saul Niguez është në listën e shumë skuadrave të mëdha dhe duket se në verë mund të lërë Atletico Madridin për të nisur një tjetër aventurë.

Barcelona prej kohësh ka shfaqur interesimin në drejtimin e mesfushorit, por duket se ai është joshur nga projekti i Cityt dhe nga dëshira për të punuar me Pep Guardiolën.

Mediet në Angli janë të sigurta se ai ka pranuar ofertën e “qytetarëve”. Atletico fillimisht kërkoi 120 milionë euro, por duket se me kalimin e ditëve i uli pretendimet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rast të një Brexit-i pa marrëveshje, Britanie e Madhe…