‘Save dhe Children’: Mbi 1.2 miliard fëmijë janë të kërcënuar

31 maj 2018 | 14:05

Më shumë se gjysma e fëmijëve në gjithë botën, përkatësisht mbi 1.2 miliard, kërcënohen nga konflikti, varfëria e përhapur dhe diskriminimi ndaj vajzave, është thënë në një raport të organizatës bamirëse ndërkombëtare “Save the Children”.

I publikuar në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ky raport analizon se si këta tre faktorë po ua grabisin fëmijëve fëmijërinë.

Raporti po ashtu përfshin renditjen e 175 shteteve, ku fëmijëria është më së shumti dhe më së paku e kërcënuar, si rezultat i shëndetit të dobët, kequshqyerjes, përjashtimit nga shkollimi, punës, martesës, shtatzënisë së hershme dhe dhunës ekstreme.

Pesë vendet e para, ku fëmijët kanë fëmijëri të shëndoshë janë: Singapori, Sllovenia, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Në pesëshen e fundit radhiten vende të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa Nigeri është i fundit në listë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Chelseat, Frank Lampard është emërua trajneri i ri…