SBASHK-u nuk pranon ofertën e Haradinajt: Greva do të vazhdojë

20 janar 2019 | 20:39

SBASHK-u nuk po pranon ofertën e kryeministrit Ramush Haradinajt për rritje të pagave në 20 milionë euro në vit.

Kryetari i SBASHK-ut për Prishtinë, Ahmet Pllana, ka thënë se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për të rritur koeficientin.

“SBASHK-u do të vashdojë grevën derisa Qeveria pranon të rrisë koeficientin nga 2 në 2.6 për shkolla fillore. Nëse nuk plotësohenn kërkesat tona do të mblidhet Këshilli dhe do të merren masa më të ashpra deri në protesta”, ka thënë Pllana për ‘klankosova.tv’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryetarin e SBASHK-it,…