Kjo është oferta e Qeverisë për SBASHK-un, Haradinaj kërkon që të ndërpritet greva

20 janar 2019 | 20:27

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryetarin e SBASHK-it, Rrahman Jasharaj, të cilit ia ka prezantur ofertën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërprerjen e grevës në arsim.

Për 5.000 mësimdhënës në shkollat e mesme, do të këtë nga 74.8 euro më shumë në muaj.

Për 14.790 mësimdhënës në arsimin fillorë, do të këtë nga 46.8 euro më shumë ne muaj.

Për 912 mësimdhënës në arsimin parashkollor, do të këtë nga 49.8 euro më shumë në muaj.

Për 125 mësimdhënës në shkollat speciale, do të këtë nga 49.8 euro më shumë në muaj.

Postimi i plotë i Haradinajt llogarinë e vet Facebook“:

Të dashur qytetarë të Republikës Kosovës. Sot kam pritur në takim kryetarin e Sindikatës së SBASHK Rrahman Jashari, të cilit ia prezantova ofertën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, vlera e rritjes është rreth 20 milionë euro në vit. Kjo është oferta më e madhe që i bëhet sektorit të arsimit dhe u bëjë thirrje të gjithë edukatorëve, mësimdhënësve që t’i kthehen punës, t’i kthehen procesit mësimor.

Për 5.000 mësimdhënës në shkollat e mesme, nga 74.8 euro më shumë në muaj

Për 14.790 mësimdhënës në arsimin fillorë, nga 46.8 euro më shumë ne muaj

Për 912 mësimdhënës ne arsimin parashkollor, nga 49.8 euro më shumë ne muaj

Për 125 mësimdhënës në shkollat speciale, nga 49.8 euro më shumë në muaj

Do të ishte një mashtrim nëse grevistët mendojnë që do ta kenë një ofertë tjetër. Kjo është oferta e Qeverisë, 20 milionë euro më shumë për arsim.

Punë të mbarë të gjithë punëtorëve të arsimit. Do të jemi bashkë gjithmonë dhe duke vendos komunikim të vazhdueshëm, do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të përmirësojmë pozitën e edukatorëve të fëmijëve tanë!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, pas kërkesave dhe…