PDK-ja shtrihet edhe në ‘Velani’

20 janar 2019 | 20:01

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, pas kërkesave dhe bashkangjitjes së shumë anëtarëve të rinj, ka themeluar nëndegën edhe në lagjen ‘Velania’. 

Organizimin e kësaj strukture e ka organizuar ish-kandidati për asamble komunale, Burhan Pajaziti. Këtë takim e ka udhëhequr kryetari i Degës së PDK-së për Prishtinë, Lirak Çelaj, i cili ka falënderuar pjesëmarrësit e pranishëm si dhe anëtarët e rinj të PDK-së, ku ka paralajmëruar se me antarësimet e reja, dëshmohet se në Prishtinë po rritet besimi ndaj subjektit të tij. 

Siç dihet, PDK-ja si partia më e madhe në Kosovë deri më tani nuk ka pasur nëndegë në këtë lagje mjaft të populluar në Prishtinë.

Lista e themeluesve të nëndegës së PDK-së në lagjen ‘Velania’:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skiatorja amerikane Lindsey Vonn, ikona e garave në dëborë, ka…