Vonni: Kjo ishte gara e fundit e karrierës sime

20 janar 2019 | 18:04

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn, ikona e garave në dëborë, ka deklaruar pak më parë se gara e zhvilluar në pistën italiane të Cortinas, ajo e super-gjigantit, mund të jetë gara e saj e fundit në karrierë.

Vonn, 82 fitore në garat e Kupës së Botës, nuk arriti ta përfundojë këtë garë të zhvilluar për shkak të një përplasje me një “portë”.

“Mendoj se kjo ka qenë gara ime e fundit. Nuk di se çfarë mund të bëj tjetër, pasi dhimbja është shumë e fortë. Nuk doja që ta mbyllja në këtë mënyrë”, ka thënë Vonn. Këtë sezon skiatorja amerikane synonte ta arrinte rekordin e 86 fitoreve të suedezit Ingemar Stnemark, por duket se ky objektiv nuk do të realizohet nga skiatorja 34-vjeçare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitaret e ekipit Olimpik të Kosovës, Elba Kokaj dhe Klea…