Schalke pas 30 vitesh bie zyrtarisht nga Bundesliga

19 prill 2021 | 12:03

Pas një sezoni katastrofal duke arritur të grumbullojë vetëm 13 pikë në 29 ndeshje, skuadra e Schalkes ka rënë zyrtarisht nga Bundesliga gjermane pas 30 vitesh.

Schalke ndodhet në vendin e fundit në Bundesligën gjermane teksa tani ekipin gjerman nuk e mban më në lojë as matematika, ku në pesë ndeshje të mbetura në kampionat u duhet të marrin 15 pikë për të kapur fazën “play-out”, një mision i pamundur ky për skuadrën nga “Glesenkirshen”.

Pjesë e Schalkes këtë sezon ishte dhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili u transferua në fund të merkatos së dimrit nga skuadra e Arsenalit, dhe ku mori jo pak kritika nga drejtuesit dhe trajneri për paraqitjet e tij të dobëta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…