Scholz kërkon nga BE-ja t’i nisë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

28 mars 2022 | 16:49

Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se vonesat në këtë drejtim, do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor të ndjeshme ndaj ndikimit të jashtëm.

Kështu ka deklaruar të hënën kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, ka thënë Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson.

Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin janë bllokuar në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, ka vendosur veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Sofja ka kërkuar që fillimisht të arrihet një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë formuar grupe punuese, duke tentuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që Shkupi dhe Tirana të mund të nisin bisedimet për integrim evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
29.03.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…