Schumacheri ishte i vetëdijshëm gjatë transferimit në spital

20 dhjetor 2018 | 15:34

Gjatë transferimit me ambulancë nga spitali i Grenoblës në qendrën e rehabilitimit të Spitalit Universitar të Lozanës, ish-kampioni legjendar i Formula 1, Michael Schumacher ishte i vetëdijshëm.

“Ai pothuajse gjithmonë i mbajti sytë hapur, nuk fliste, por komunikoi me lëvizje të lehta”, shkruan gazeta zvicerane “Blick”. Personeli i transferimit duhej të dorëzonte telefonat celularë për të siguruar privatësinë maksimale.

Sipas gazetës, Schumi dukej se kishte humbur peshë. Michael Schumacher po luftonte me vdekjen që prej aksidentit të 29 dhjetorit të 2013, kur u përfshi në një përplasje me ski.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja italiane Valentina Fradegrada është një nga blogeret më në…