Schwarzenegger “thyen” karantinën, bën një xhiro me motorr në qytet

02 prill 2020 | 19:22

Kohët e fundit dhuroi 1 milion dollarë për pajisje dhe mjete mjekësore që do të shërbenin në luftën kundër koronavirusit. Vazhdimisht u bën thirrje njerëzve, përmes rrjeteve sociale, që të qëndrojnë në shtëpi. Por me kohën e mirë në Los Anxhelos, Arnold Schwarzenegger nuk i rezistoi tundimit për të “thyer” karantinën, e për të dalë për një xhiro me motor.

Ish-Guvernatori i Kalifornisë, 72 vjeç, u fotografua bashkë me një mik ndërsa shëtiste në rrugët gjysmë bosh të qytetit, i shoqëruar sigurisht edhe nga rojet e sigurisë, ndërsa ishte veshur si në rolin ikonë, “Terminatori”, me çizme dhe xhup lëkure.

Ai poston shpesh foto dhe video në rrjetet sociale, ku tregon mënyra të ndryshme për të kaluar kohën e lirë në karantinë, i ndihmuar edhe nga oborri i madh që ka në shtëpinë e tij luksoze ne Los Anxhelos.

Pasi publikoi në Instagram vendimin për të dhuruar 1 milion dollarë, në llogarinë që kishte ngritur njerëzit iu përgjigjën thirrjes duke mbledhur edhe 500 000 dollarë të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën e koronavirusit, gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë…