Scott Disick konfirmon lidhjen e re me 19-vjeçaren

17 nëntor 2020 | 14:56

Scott Disick dhe Amelia Hamlin duket se kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë me një xhiro buzë detit së bashku. Sipas ‘TMZ’, 37-vjeçari dhe 19-vjeçarja kanë shijuar një shëtitje në Malibu, duke pranuar se janë duke shijuar raportin e tyre.

Ky moment erdhi 2 javë pasi dyshja u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit në festën e ‘Halloween’ në 31 tetor.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Disick i dha fund lidhjes me modelen 22-vjeçare, Sofia Richie, për shkak se kjo e fundit nuk mund ta përballonte më raportin dhe jetesën me 3 fëmijët e Scott dhe Kourtney Kardashian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre lojtarë të tjerë të klubit turk të futbollit Galatasaray…