S’do ta përdorja një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë

25 shkurt 2021 | 16:20

Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se në zyrën e saj nuk do të përdorte një hartë në të cilën Kososva figuron si pjesë e Serbisë.

Duke iu përgjigjur një të interesuari në “Twitter”, ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndihmonte procesin. “Nuk ndihmon. Nuk do ta përdorja një hartë të tillë, por kjo sigurisht nuk është zyra ime”, ka shkruar Von Cramon.

Një ditë me parë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një intervistë para një harte në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka…