
Së paku 10 civilë të vrarë në Afganistan
17 dhjetor 2019
| 13:34
Së paku 10 civilë kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin është sulmuar me bombë, në provincën Khost të Afganistanit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në qarkun Ali Sher, mëngjesin e së martës.
Viktimat përfshijnë tre fëmijë, dy gra dhe pesë burra, tha Rahimi.
Talib Mangal, zëdhënës i guvernatorit të provinës, ka thënë se të gjitha viktimat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje.
Autoritetet afgane kanë fajësuar militantët talibanë për sulmin.