Së paku 17 të vdekur nga zjarri në një hotel në Indi

12 shkurt 2019 | 11:10

Policia në Nju Delhi ka bërë me dije se së paku 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

Zëdhënësi i policisë, Mandeep Singh Randhawa, ka thënë se së paku katër të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin “Arpit Palace”.

Shërbimi i zjarrfikësve iu përgjigj incidentit, ndërsa ka shpëtuar 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe.

Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë shkakun e zjarrit.

Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarët e Kosovës janë anëtarësuar në Konventën e Gjyqtarëve të…