Së shpejti fillon projekti për rregullimin e infrastrukturës në sheshin “Shatërvan”

15 nëntor 2023 | 13:39

Së shpejti fillon realizimi i projektit për rregullimin e komplet infrastrukturës në sheshin “Shatërvan”.

Kryetari Shaqir Totaj në takimin që pati të mërkurën me përfaqësuesit e KEDS-it, të udhëhequr nga zyrtari i pajtueshmërisë në KEDS, Avni Alidemaj, ka diskutuar për shtrimin e rrjetit të kabllove nëntokësore të rrymës, përfshirë dhe ato të operatorëve të furnizimit me internet e shërbime të tjera teknologjike.

Në takim u theksua se punimet do të realizohen me dinamikë të përshpejtuar duke pasur parasysh numrin e madh të bizneseve që operojnë në qendër të Prizrenit.

Gjithashtu u tha se projekti do të përmbyllet me rregullimin e kalldrëmit, i cili do ta rikthej pamjen e merituar të kësaj zone të qytetit të Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit është e qetë.…