Së shpejti komunat nisin punën për hartimin e planeve komunale për klimë dhe energji

09 qershor 2021 | 12:36

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur takim diskutues në kuadër të edicionit të katërt të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë menaxherët komunalë për energji janë diskutuar për sukseset e komunave në implementimin e Planeve Komunale të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE), aplikimet në Fondin e Efiçiencës së Energjisë, praktikat e mira të komunave në fushën e EE si dhe harmonizimin e planeve të ardhshme komunale me kërkesat dhe obligimet që do të dalin nga Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë.

Në këtë takim, menaxherët komunalë për energji u informuan edhe me projektin e nisur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, ku qëllimi kryesor i projektit është të mbështesë komunat në ngritjen e kapaciteteve në zhvillimin e Planeve Komunale për Energji dhe Klimë (PKEK).

Në këtë takim është theksuar se me këto plane, Kosova është e para në rajon ku komunat hartojnë planet komunale për energji dhe klimë.

Drejtori i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala ka folur para zyrtarëve komunalë lidhur me aplikimet e projekteve komunale në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe implementimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Dardan Jashari është rikthyer në skuadër e Llapit. Futbollisti…