Së shpejti pritet të restaurohen Çarshia e Gjakovës dhe shkolla e vjetër e Muzikës

05 prill 2024 | 22:07

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gjakovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për dy projekte: revitalizimin e Çarshisë së Gjakovës dhe konservimin/restaurimin e monumentit të shkollës së vjetër të Muzikës – ish Mejtep Ruzhdije.

Këtë e bëri të ditur ministria e Kulturës përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

MKRS-ja për realizimin e të dyja projekteve ka marrë përsipër realizimin e projekteve ndërsa komuna zbatimin e tyre.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar ndërmjet u.d sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rrjet agjentësh spiunë që i ka shërbyer agjencisë sekrete…