Seanca e KS-së në OKB, Krasniqi: Fjala e Kurtit ishte shumë e mirë, e Vuçiqit ishte e ndytë

09 shkurt 2024 | 12:19

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar zhvillimet në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku janë përballur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Krasniqi ka vlerësuar se fjalimi i Kurtit ishte shumë i mirë, ndërsa e Vuçiqit ishte e ndytë.

“1. Fjala e Vuçiqit në seancën e KS, vërtet ishte e ndytë. 2. Fjala e Albin Kurtit vërtet ishte shumë e mirë. 3. Qëndrimet e shumicës se shteteve anëtare të KS, lidhur me vendimin për dinarin, ishin qortuese për qeverinë tonë. 4. Me se miri do të ishte po të mos kishte ardhur puna të kjo seancë. Pas saj, presioni mbi Kosovën mund te rritet. Veçmas për Asociacionin. Të presim e të shohim”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka fituar në Nevada me…