Seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë

21 qershor 2023 | 16:10

Shefi i grupit parlamentar të Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë me dije se në seancën e nesërme të Kuvendit në të cilën do të jetë interpelanca e ministrit Hekuran Murati, do t’i parashtrojë dy çështje të rëndësishme.

Tahiri në “Facebook” ka shkruar se interpelanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë.

“Nesër, në seancën e Kuvendit të Kosovës, do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës – interpelanca e ministrit, Hekuran Murati, të cilin e kemi ftuar që të reflektojë në dy rreziqe të mëdha ekonomike që i ka Kosova me këtë qeveri: E para, lidhet me bllokimin e investimeve kapitale, që është në nivelin më të ulët në histori. Dhe, e dyta, me nevojën që me rishikim buxhetor të ngritët koeficienti i pagave nga 105 në 129 euro për shërbyes civil. E kam një porosi për qeverinë dhe ministrin: seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për të shtyrë përpara detyrën më të madhe të qeverisë për investimet publike, dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore, që dita ditës po e lëshojnë Kosovën. Ne do të prezantojmë qëndrimet tona, kalkulimet tona, mbi të gjitha sugjerimet tona për ndryshimet në buxhet të Kosovës me rishikim”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, është…