Seanca për demarkacionin shtyhet për javën e ardhshme

28 shkurt 15:45

(E plotësuar) Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se me pajtim të kryetarëve të grupeve parlamentare, seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shtyhet për një ditë tjetër.

“Për vazhdimin e saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit”, është thënë në njoftimin për medie. ​

———————————————————————————

Burime të gazetës “Epoka e re” brenda grupit parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë bërë me dije se seanca e sotme e Kuvendit, ku pikë e rendit të ditës ishte votimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është shtyrë për javën e ardhshme.

Pavarësisht arritjes se një marrëveshje mes partive në pushtet dhe LDK-së, ende nuk janë siguruar votat e mjaftueshme për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, për të kërkuar nga ta votën për demarkacionin.

Po ashtu, koalicionit qeverisës sot i kanë munguar katër deputetë dhe dy deputetë të LDK-së, të cilët kanë qenë për vizitë në Mal të Zi, por që janë rrugës duke ardhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora e madhe që ka rënë ditët e fundit ka…