Seanca për votimin e Qeverisë Hoti do të mbahet të enjten në orën 11:00

01 qershor 2020 | 16:02

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë me dije se pas pranimit të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit për mandatarin për formimin e qeverisë, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e ekzekutivit, i cili pritet të drejtohet nga Avdullah Hoti.

Gashi ka thënë se kanë kërkuar që seanca për votimin e qeverisë të mbahet të mërkurën, duke filluar nga ora 11:00.

“Presim që të mërkurën ta kemi qeverinë e re”, ka thënë Gashi në një konferencë për medie.

Gashi ka thënë se kërkesa për mbajtjen e kësaj seance është dorëzuar së bashku me nënshkrimet e 61 deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Jetmir Topallit që është në listën e disa skuadrave…