Sebastian Kurz për të dytën herë kancelar i Austrisë

07 janar 2020 | 14:10

Qeveria e re e Austrisë të cilën e përbëjnë partia OVP e kancelarit Sebastian Kurz dhe Partia ekologjike ‘Të Gjelbrit’, ka dhënë betimin në një ceremoni në Vjenë.

Kurz (33) sot e fillon mandatin e dytë si shef i qeverisë së Austrisë. Kurz është kancelari më i ri i të gjitha kohërave të demokracisë në shtetin e Austrisë.

OVP ishte partia me e fortë në zgjedhje me 37,5 për qind të votave, ndërsa ekologët kanë realizuar rezultatin më të mirë deri tani me 13,9 për qind të votave.

Partia Të Gjelbrit për herë të parë është pjesë e qeverisë. Dy partitë kanë shumicën e duhur në parlament për të qeverisur.

Sebastian Kurz e ka udhëhequr Austrinë në koalicion me partinë ekstreme djathtiste FPO prej dhjetorit 2016 deri në maj 2018.

Qeveria e Kurzit ka rënë pas 18 muajve për shkak të skandalit të korrupsionit të ekstremistëve nga FPO.

Pas caktimit të zgjedhjeve të parakohshme temat ekologjike fituan rëndësi gjatë fushatës. Atëherë Kurz e bëri një kthesë të rëndësishëm dhe i bëri thirrje ekologëve të negociojnë me të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Nitaj u bë e njohur në serialin “O Sa…