Sefaj vlerëson angazhimin e kongresmenëve amerikanë për Kosovën

02 shkurt 2018 | 18:39

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur të premten në takim kongresistin amerikan, Steven Palazzo, me të cilin biseduan rreth raporteve miqësore që kanë të dy vendet.

Me këtë rast, Sefaj ka vlerësuar lartë angazhimin që kanë pasur kongresmenët amerikanë që në faza të hershme të përpjekjeve që ka pasur populli i Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.

Po ashtu, ministri i Brendshëm vuri në dukje edhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë kongresistët amerikanë në të gjitha fazat e dhe pas shpalljes së Kosovës shtet, në rolin e tyre për njohjen e Kosovës dhe në angazhimet e tanishme për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sefaj e ka njoftuar kongresistin Palazzo për përpjekjet që po bën MPB-ja sa i përket luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, si dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Duke vënë në pah përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë ShBA-të në gjitha këto objektiva.

Kongresisti Steven Palazzo ka vlerësuar të arriturat që janë bërë në Kosovë dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës.

Ai ka premtuar se do të angazhohet personalisht që përkrahja amerikane për Kosovën të vazhdojë edhe si relacion i miqësisë së mirë që kanë të dy shtetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra, ka marrë pjesë…