Seferoviqi humbi rast të pabesueshëm, ky është reagimi i trajnerit të Benficës

24 nëntor 2021 | 12:18

Trajneri i Benficës, Jorge Jesus e ka përshkruar dështimin e Haris Seferoviqit për të shënuar në portën boshe nga afërsia në kohën shtesë kundër Barcelonës si goditjen më të keqe që e ka parë në 30 vitet e fundit.

Një kundërsulm i shpejtë do t’ia kishte siguruar Benficës një epërsinë të vonshme 1-0 kundër Barçës në “Camp Nou” dhe do ta kishte ngritur atë në vendin e dytë në Grupin E. Por tani ekipit portugez i duhet ta kalojë një mal të tërë për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi zviceran Seferoviq e mposhti portierin Marc-Andre ter Stegen dhe i duhej vetëm ta fuste topin në rrjetën e portës boshe, por goditja e tij përfundoi jashtë portës dhe Jesus ra në tokë duke mos iu besuar syve se çfarë kishte parë.

“Në 30 vjet si trajner, kurrë nuk kam parë diçka të tillë, por ja që më ndodhi mua dhe Benficës”, ka thënë Jesus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulzim Syla është shkarkuar nga pozita e kryeinspektorit të Inspektoratit…