Sejdiu: Bordi i Trustit duhet të ketë anëtarë profesionist

25 janar 13:44

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se në Bordin e Trustit duhet të shkojnë njerëz profesionist.

“Anëtarët e Bordit të Trustit, vetëm një prej tyre ka përvojë në tregjet financiare. Këta marrin 1700 euro në muaj dhe mblidhen 3 apo 4 herë në vit dhe eventualisht në ndonjë konferencë për shtyp. Andaj meqë kemi të bëjmë me menaxhim të parasë publike në këtë bord duhet të jenë njerëz profesionist. Unë përkrah çfarëdo iniciative që merret për të vlerësuar përfitimet e këtyre njerëzve. Ata nuk marrin asnjë përgjegjësi. Nuk mund ta përkrah këtë me ndërgjegje të lehtë”, ka thënë Sejdiu në Kuvendin e Kosovës.

A.Mavraj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 1993 Shtet e Bashkuara të Amerikës i trembeshin…