Sejdiu kërkon përgjegjësi konkrete në LDK për humbjen e zgjedhjeve të 6 tetorit (Video)

03 nëntor 2019 | 12:43

Mosradhitja e LDK-së si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit duhet të përcillet me përgjegjësi konkrete. Nuk duhet të shkohet në vazhdimësi duke humbur zgjedhjet dhe mos të ketë reflektim karshi tyre. Zgjedhjet kanë qenë të rregullta me një ecje pak më pozitive se proceset e hershme.

Kështu ka thënë në një intervistë për “Kosovapress”, ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë nga LDK-ja, për të shikuar premtimet që janë bërë dhe realizimin e tyre.

Ai ka thënë se një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duhet të formohet mbi interesin e Kosovës dhe qytetarëve.

Në lidhje me procesin zgjedhor të këtij viti, Sejdiu, ka thënë se ka qenë më korrekt se herët të tjera.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, radhitet e para, e pasuar nga LDK. Ndërkaq, kjo e fundit prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2004, nuk ka mundur të fitojë asnjë proces zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i KQZ-së, aktualisht anëtar i Kryesisë së LDK-së, Florian…