
Sejdiu: Kjo krizë politike s’është vetëm bllokadë, është strategji
Analisti Dardan Sejdiu ka komentuar zvarritjen e formimit të institucioneve të reja.
Ai ka bërë me dije se kjo krizë politike nuk është vetëm bllokadë.
Sipas tij, kjo është strategji e partive politike parlamentare.
Në profilin e tij në “Facebook”, Sejdiu ka shkruar se cili është qëllimi i kësaj strategjie.
“Ky është plani i tyre: Kriza zgjat, populli dorëzohet! Faturat/çmimet rriten, populli futet në survival mode! Institucionet punojnë, populli rrëshqet në apati e mosbesim! Por ka vende ku kjo nuk funksionon. Ka shoqëri që nuk presin zgjedhjet e as votën, as miratimin e politikës për me kërku shtet që punon për jetë më të mirë. Qytetar që organizohen, që protestojnë, që janë në rrugë, janë në kërkesë të përhershme për jetë më të mirë e detyron politikën të dorëzohet përballë tyre. Pyetja është: A do të jemi ne ai popull që pret zgjedhjet për me shfry inatin në kuti? Apo angazhohemi dhe e detyrojm sistemin me u “QU” dhe me “LËVIZ”?”, ka shkruar ai.