Sejdiu: Nuk është koha për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme

23 maj 2018 | 17:59

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, ka thënë se tani nuk është koha për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme.

Sejdiu ka thënë për “Kosovapress” se Kosova ka shumë tema tjera me rëndësi.

Insistimi i Vetëvendosjes që të diskutohet për zgjedhje të reja pa i pasur numrat, sipas Sejdiut është popullizëm.

“Si Parti Socialdemokrate e kemi shprehur qëndrimin tonë, që do të jemi në secilën tryezë ku ftohemi… Konsensus sa i përket zgjedhjeve me një Qeveri e cila nuk do zgjedhje, nuk mund të ketë. Dhe thjeshtë duhet të ikim prej këtyre temave populliste, të trajtimit të opsionit të zgjedhjeve. Në momentin që janë numrat, atëherë dhe niset mocioni dhe përfundojmë me rrëzim të Qeverisë. Përderisa nuk ka numra, çdo trajtim i kësaj teme është veçse mundësi dhe potencial për të ikur prej temave si p.sh, temat që mund t’i rregullojmë me Kuvend”, ka deklaruar Sejdiu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka…