Sejdiu: Osmani më tha se nuk kishte marrëveshje me Mustafën gjatë zgjedhjeve në LDK, doli se kishte

13 tetor 2020 | 21:14

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i kishte premtuar gjatë zgjedhjeve të LDK-së se nuk kishte marrëveshje me kryetarin aktual të partisë, Isa Mustafën. Mirëpo, pas rezultatit të zgjedhjeve brenda partisë, sipas tij, doli se kishte marrëveshje.

“Unë i kam thënë Vjosa Osmanit se dua të ecim bashkë, të garojmë bashkë. Ajo më ka thënë se nuk ka marrëveshje, por doli se kishte marrëveshje. Madje e përmendi edhe reagimin e fundit”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, ai tregoi se gjatë zgjedhjeve të mëhershme, sipas tij, edhe Mustafa e kishte tradhtuar.

“Një therje pas shpine nga Isa Mustafa. Kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sepse nuk doja të isha pjesë e kryesisë”, ka thënë Sejdiu në Pressing.

“Dy herë të tjera kisha mundësinë të isha kryetar i LDK-së. Megjithatë isha pre e të njëjtave kurtheve. Pataj më vonë më pamundësuan kandidaturën në kundërshtim me vlerat e LDK-së”, ka shtuar Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot…