Sekretari i BIK-ut tregon se sa pritet të zgjasin punimet për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

15 qershor 2022 | 01:25

Sekretar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në InfoNata ka folur rreth xhamisë së re e cila pritet të ndërtohet në Prishtinë.

Sadriu tha se leja për ndërtimin e xhamisë përfundimisht është lejuar nga Komuna e Prishtinës dhe pritet që shumë shpejtë të filloj realizimi i këtij projekti.

Sipas tij projekti i ndërtimit të xhamisë është vonuar sepse ka qenë një proces i stërzgjatur, me situata të pakëndshme, raporteve me komunë, shpronësime etj.

“Tash bëhen 10 vite kur kemi qitë gurë themelin, dhe kjo xhami si projekt është i madh dikun janë afër 40 mijë metra katrorë. Do të jetë një hapësirë që do ti plotësojë nevojat e besimtarëve sepse, të gjithë janë dëshmitarë që një pjesë e madhe e besimtarëve dikun 60 ose 70% po falen jashtë hapësirave të xhamive të cilat ne i posedojmë në qytet”, tha ai.

Tutje Sadriu theksoi se ky projekt është financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë, dhe që parashihet që kapaciteti i kësaj xhamie të jetë deri në 10 mijë besimtarë.

“Donatori i këtij projekti është Bashkësia Islame e Turqisë, e cila ka mbledhur fondet nga besimtarët turq në xhamia, dhe dikun parashifet me qenë një kapacitet deri në 10 mijë besimtarë me i nxanë kjo xhami”, tha Sadriu në Tëvë1.

Sadriu ka thënë se presin që projekti të përfundojë për një periudh tri vjeçare, ndërsa vlera e projektit do të kushtojë deri në 40 milionë euro.

“Punët në  ndërtimin e xhamisë do të fillojnë me dinamikën e paraparë dhe ne presim që brenda tri viteve të përfundojë. Projekti do të kushtoj 30-40 milionë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha Belaçori. Po bën bela! Po e blen…