Sekretari i Jashtëm britanik: Kam kërkuar që KFOR-i të jetë më i fortë dhe më i guximshëm (video)

01 maj 2024 | 13:35

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka raportuar në Dhomën e Lordëve.

Në këtë mbledhje temë diskutimi ishin raportet Izrael-Palestinë, por aty është diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Cameron ka folur edhe për Kosovën dhe Bosnjë dhe Hercegovinën.

Ai është pyetur nga ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, rreth pranisë ushtarake në rajon.

Sekretari i Jashtëm britanik e ka përmendur vizitën që kishte pasur në Kosovë dhe takimet me KFOR-in.

“Isha në Kosovë dhe pata takime edhe me KFOR-in. Kur u ktheva nga atje unë e kam kontaktuar sekretarin e NATO-s, dhe i kam kërkuar që të bëjmë më shumë, që KFOR-i të jetë më i fortë dhe më i guximshëm”, ka thënë ai.

Kryediplomati ka theksuar  se roli i Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit është që të flasë me të gjithë por se roli ushtarak i shtetit britanik është i fokusuar në KFOR.

Deklaratën e David Cameron e gjeni rreth minutës së 30-të:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…