Sekretari parlamentar gjerman: Presim një qeveri stabile në Kosovë dhe partnerë të besueshëm

22 gusht 2025 | 16:22

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Johann Saathoff, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, ka thënë nga Prizreni se Gjermania pret që Kosova të ketë një qeveri stabile dhe partnerë të besueshëm për bashkëpunim.

“Sa i përket situatës së formimit të Qeverisë në Kosovë, mund të them vetëm se për ne si Republikë Federale e Gjermanisë është e rëndësishme të bashkëpunojmë me një partner në stabilitet. Do të thotë, për ne është e rëndësishme të kemi edhe bashkëbisedues të besueshëm. Në shoqërimin e përbashkët të rrugës drejt Bashkimit Evropian është patjetër e rëndësishme që të krijohet një qeveri e besueshme, me të cilën mund të bashkëpunojmë në partneritet dhe të vazhdojmë punën tonë së bashku. Do të ketë ende disa sfida në të ardhmen, të cilat ne dëshirojmë t’i përballojmë së bashku”, ka thënë ai.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në Kosovë, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë projekte që mbështeten nga qeveria gjermane. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka kërkuar nga qytetarët që…