Sektori i industrisë minerare drejt kolapsit!

06 korrik 2023 | 12:13

Shkruan: Ferat Shala

Po bëhen rreth gjashtë muaj, që bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minlerale (KPMM) ka dalë jashtë funksionit në kuptimin praktik, edhe pse juridikisht ka kuorum dhe ka mandat.

E tërë kjo ka ndodhur si rezultat i ndërhyrjes politike, jo vetëm në fazën e përzgjedhjes së këtij bordi (që ishte selektuar nga kryeministri Kurti), por edhe në fazën e fillimit të punës dhe procesit gjatë të ushtrimit të detyrës së tyre.

Tanimë për shkak të ndërhyrjeve politike, ky bord ka bërë shkelje të natyrave menaxheriale dhe profesionale, duke humbur kontrollin dhe arsyen për çka është i thirrur. Tërë kjo situatë rezulton të jetë e varur nga institucionet më të larta të shtetit siç është kryeministri dhe kryetari i Kuvendit.

KPMM-ja juridikisht është rregullatorë që zgjidhet dhe i përgjigjet Kuvendit.

Bordi aktualisht është jashtë funksionit, defakto për shkak të aferave dhe pretendimeve të ngritura për punën e këtij bordi nga deputetët e mazhorancës e Komisionit për Ekonomi.

Megjithatë, përkundër pretendimeve të deputetëve, ata kanë legalitet deri në momentin e shkarkimit individual në Kuvend. Pra bordi ka kompetenca formalo-juridike, për të kryer punën sipas ligjit dhe rregulloreve të KPMM-së, gjë të cilën nuk po e bëjnë.

Kuvendi përkatësisht kryetari i Kuvendit e ka për obligim ta caktojë ushtruesin e detyrës apo kryesuesin e bordit të KPMM-së, i cili do të merrte përsipër thirrjen e mbledhjeve të bordit të KPMM-së.

Nuk ka logjikë as sens juridik, që të bllokohet puna e një rregullatori të tërë, për shkak të pretendimeve çfarëdo qofshin ato, e të bllokohet tërë sektori i industrisë minerare.

Pasojat janë të mëdha, sidomos për sektorin privat. Qindra kompani presin të përfitojnë të drejtën e tyre legjitime, marrjen e licencave dhe lejen për punë, për hulumtim, për ndërtim infrastrukturor e minerar, për investim në sektorin e industrisë minerare, për eksploatim të resurseve, për rehabilitim mjedisor, dhe shumëçka tjetër.

Qindra mijëra punëtorë rrezikohen çdo ditë e më shumë.

Sot në sirtarët e KPMM-së, në listë të pritjes për vendimmarrje të bordit janë mbi 200 aplikacione.

* Autori është kryetar i Komisionit për Ekonomi… në Kuvendin e Kosovës dhe deputet i PDK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm trishtues ka ardhur nga Brazili. Të mërkurën në…