Sekuestrohen 13 mijë litra etanol në vlerë mbi 100 mijë euro

22 prill 2022 | 13:58

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se ka sekuestruar 13 mijë litra akohol koncentrat – etanol me origjinë nga Serbia.

Sipas doganës, informatat janë siguruar përmes rrugëve operative, e më pas është arritur që të identifikohet kamioni dyshuar i cili vinte nga Mitrovica.

Vlera e mallit të sekuestruar është afro 24 mijë euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganore të llogaritura në rast janë mbi 83 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Paul Pogba e ka humbur sezonin me Manchester United…