Sekuestrohen armë dhe municione në Obiliq, arrestohet një person

26 maj 2021 | 15:59

Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër të punës që po bën për parandalimin e akteve kriminale, ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Sipas postimi në rrjetin social në ‘Facebook’, bëhet e ditur se në këtë drejtim sot në orët e hershme të mëngjesit stacioni policor i Obiliqit ka zhvilluar një operacion bastisjeje në fshatin Sibovc të komunës së Obiliqit me ç’ rast  ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: Një  armë automatike AK47, nëntë karikator të armës automatike AK47, dy pushkë gjuetie, një revole të tipit Beretta, të kalibrit 9 mm, si dhe pesëdhjetepesë copë fishek të kalibrave të ndryshëm.  “Ndaj të dyshuarit; XH. K, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej. Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Rajonale të  Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në to”, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim…