Sekuestrohen armë në Prizren dhe Suharekë

18 shkurt 2018 | 12:07

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka sekuestruar tri armë.

Në njërin rast bëhet fjalë për fshatin Zhur të Prizrenit ku ëshët ftuar një i dyshuar që besohej se posedonte armë.

“Gjatë intervistës, i ballafaquar me provat, i njëjti ka treguar se armët i mbanë të fshehura në stallë. Krim teknikët e kanë sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike dhe një pushkë gjahu. Ndërkaq, rasti i dytë është zbuluar në mesnatë nga policët e trafikut rajonal në një pikë kontrolli në fshatin Grejkoc. Një automjet është ndaluar për kontroll dhe në çantën e krahut tek pasagjeri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit ‘ZORAKI M 906 B’ me 4 fishekë të kalibrit 7.65 mm. Për të dy rastet thuhet se është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar inicimin e rasteve, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për 10 vjet shtet Kosova nuk arriti t’i përmbushë pritjet…