
Sekuestrohen dy armë zjarri dhe substanca narkotike në Orllan të Podujevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00, kanë pranuar informatën se në fshatin Orllan të Podujevës, një person i dyshuar ka shtënë në ajër, me armë zjarri.
Menjëherë rastit i janë përgjigjur ekipet policore, të cilat kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar, të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar: – një armë e gjatë AK -47; -një armë e gjatë MP; – 40 si dhe një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë marihuanë.
“Personi i dyshuar A.H (mashkull), me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij në koordinim me prokurorin e shtetit, është hapur rast për veprat: -Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm; – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës si dhe – posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.