Sekuestrohen dy armë zjarri në Obiliq

18 tetor 2023 | 16:06

Sot nga njësitë e stacionit të Obiliqit, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në tri lokacione të ndryshme janë kryer kontrolle me urdhër të prokurorit të shtetit.

Në stacion nga policia janë shoqëruar tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri (njëra jofunksionale).

Ndaj të dyshuarve janë kryer procedurat e nevojshme policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, është hapur rast për veprën “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

Dy nga personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që njëri nga ta është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ka rezultuar se ndaj tij është aktive një urdhëresë e gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina e ka fituar Superkupën Kosovë - Diasporë, pasi…