Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

09 janar 2021 | 22:30

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy revole në Prishtinë pas një veprimi operativ me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të veprave kriminale, në dy lokacione të ndryshme në rrugën Enver Zymberi.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse  policore  dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë:

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë, 09 janar  2021 –   Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti special Operativ,  po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot  në orët e mbrëmjes në dy lokacione të ndryshme (rrugën”B” dhe rrugën “Enver Zymberi”), në Prishtinë, gjatë kontrollit rutinë në dy nga  veturat e ndaluara nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar dy revole.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse  policore  dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka bërë të ditur që…