Sekuestrohen mbi 21 mijë euro në Prizren

17 shtator 2019 | 11:33

Policia e Kosovës ka bërë me dije se të hënën rreth orës 18:00 janë arrestuar katër persona në Prizren për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar para 10.700 euro dhe gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11.500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak ditë më parë u tërhoq nga Kombëtarja në…