Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike

05 maj 2026 | 15:41

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”, është sekuestruar pasuri në vlerë rreth 100 mijë euro, e dyshuar se rrjedh nga aktivitete kriminale.

Hetimet janë zhvilluar nga prokurori i shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, si dhe me autoritetet gjermane, duke mundësuar identifikimin dhe ngrirjen e mjeteve financiare të dyshuara.

Sipas njoftimit, është lëshuar edhe urdhër ndalues për këtë pasuri dhe janë njoftuar bankat komerciale në Kosovë për masat e ndërmarra.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike dhe se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari ferizajas dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri,…