Sekuestrohet municion në një lokal në Prishtinë

14 mars 2022 | 14:54

Sot nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është realizuar kontrolli e një lokali, një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në rrugën “Maliq Pash Gjinolli” në Prishtinë, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e municionit: 138 copë fishekë të pushkës së gjuetisë, të kalibrit 12 GA; 102 copë fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 16 GA; 330 copë fishekë me gaz; 50 copë fishekë të kalibrit 7.65 mm; 55 copë fishekë të kalibrit 9mm; 37 copë fishekë (nuk dihet kalibri); 4 paketime me municion të llojit “diabolla” për pushkë ajrore, dhe 6 brusha për pastrimin e armëve të zjarrit.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti i cili është cilësuar “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi këmbimi, ndërmjetësimi apo shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, po hetohet nga njësiti i hetimeve të stacionit Veriu në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…